Detaje të reja zbulohen në lidhej me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se autori Admir Beqiri, 42 vjeç e ka goditur me shishe e grushte 65-vjeçarin Gëzim Bizgjoni, ndërsa dyshimet janë se ka përdorur edhe sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i viktimës është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kryer ekspertizën.

BalkanWeb mëson se viktima punonte në ndërtim me mure guri dhe gëzonte respekt në komunitet, pa krijuar asnjëherë shqetësime. Nuk dihet arsyeja se pse Bizgjoni strehonte Admir Beqirin, duke ditur që ky i fundit është banor autokton në Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë fshat.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mendon se e pranishme ka qenë edhe një shtetase femër, e cila është larguar nga vendngjarja. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e Admir Beqirit.

BalkanWeb mëson se shkak për konfliktin mes 42-vjeçarit dhe të moshuarit ka qenë një debat i nisur për muzikën e lartë. 65-vjeçari ishte në zi pasi vajza e tij 29 vjeçe kishte ndërruar jetë 3 javë më parë, nga një sëmundje e rëndë. Gëzim Bizgjoni i ka kërkuar autorit të krimit Admir Beqiri që të ulte muzikën për të respektuar zinë. Ky i fundit ka refuzuar dhe për rrjedhojë është përplasur fizikisht me 65-vjeçarin duke e goditur atë për vdekje.

https://450a72e2c9a0bdb3c26d59f38befbf64.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

(BalkanWeb)