Një rast urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në Neës24. I riu nga Vlora, Dhimo Dhimaj ka humbur kontaktet me familjen mëngjesin e datës 2 tetor dhe që prej 5 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Kushëriri i tij i parë ka ngritur alarmin për zhdukjen e 31-vjeçari, teksa shprehet se Dhimo punonte kamerier te një lokal i njohur në Vlore.
“Ai nuk është një njeri problematik. Është punëtor, i qetë dhe shumë i sjellshëm”, tha kushëriri i të riut. Ai kërkon ndihmë dhe apelon se kushdo që ka një njoftim apo e sheh diku të njoftojë familjen.
Ndërkohë në emision ka ardhur telefonat e një personi nga Vlora, të identifikuar si Armand, i cili tha se 31-vjeçari i ka kërkuar para borxh.
“Më ka kërkuar 1 mln lekë borxh”, tha telefonuesi.