Një 32 vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Checked”, pasi tentoi që të fuste në Shqipëri 31 120 paund të padeklaruara. Sipas policisë, i riu Alidin Kola i kishte fshehur paratë në shtresën e shasisë së furgonit që drejtonte, burimi i të cilave është i dyshimtë.
Nga kontrollet, në këtë automjet janë gjetur të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paunde. Gjithashtu, në furgon janë gjetur veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake.
Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, Alidin Kola. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”./abcnews.al