Një shtetas 39-vjeçar me inicialet S. S., është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Mësohet se shtetasi në fjalë, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me sende të forta dy vëllezërit e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit S. S., 39 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy vëllëzerit e tij.