Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot në Kuvend ligjin ‘Për gjendjen civile’. Në arsyetimin e tij kreu i shtetit thekson se ky ligj nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 130/2020 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10129, DATË 11.5.2009, ‘PËR GJENDJEN CIVILE’, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 130/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, ‘Për gjendjen civile’, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.