Altin Hajri është personi i shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen hetimore ku ra në pranga ish deputeti i PS, Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Altin Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, prej katër vitesh në kërkim, pasi akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunetorët në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Dyshohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajrin të fshihet gjatë kohës që ishte në kërkim./abcnews.al