Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugore Lezhë-Shkodër.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka të lënduar.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel