Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, të afërm dhe bashkëpunëtorë e kanë takuar atë në burg.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se avokati mbrojtës Genc Gjokutaj e ka takuar Metën në qeli.
Siç shikohet në pamje, Gjokutaj ka edhe një qese në dorë. Me gjasa në qese ka ushqime ose ‘dhurata’ të tjera për Metën.
Ilir Meta ndodhet në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”, ndërsa nesër pritet që gjykata të konfirmojë për të masën e sigurisë.