A2 CNN ka siguruar dosjen e plotë që SPAK ka ngritur për ish-presidentin Ilir Meta, tashmë të arrestuar. Sipas SPAK, një nga çështjet për të cilat Meta akuzohet është fakti se ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

“Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre”, thotë SPAK në njoftimin zyrtar të bërë pas arrestimit të Metës.

Për këtë çështje është dënuar edhe nga Gjykata e Lartë biznesmeni Kastriot Ismailaj, ish-administratorit të DIA, kompanisë që u kontraktua për borxhet e pambledhura të CEZ. Në dosjen e SPAK figuron edhe intervista e gruas së Ismailajt, Vojsava, dhënë për gazetarin Fatos Mahmutaj, e cila pranon se bashkëshorti i saj i ka dhënë ryshfet Metës, shkruan A2 CNN.

“Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi pasur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën. Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: “…Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim”, thuhet në dëshminë e regjistruar në dosje. (A2