Borussia Dortmund këmbëngul se Jamie Gittens nuk do të largohet me çmim të ulët.

Ish-produkti i Manchester Cityt mund të rikthehet në Angli.

Chelsea, Liverpool dhe Tottenham po ndjekin të gjithë ecurinë e 20 vjeçarit Gittens.

Por “BILD” thotë se Dortmundi ka bërë të ditur se lojtari nuk do të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Në vitin 2020, Gittens u transferua nga akademia e Manchester City te Borussia e Dortmundit për vetëm 90 mijë euro.