Deputetja Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend ngriti shqetësimin në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike.
Deputetja tha se mbetjet mund të asgjësohen duke u hedhur në det, ndërsa në përgjigjen e saj, ministrja Kumbaro tha se nuk duhet përhapur panik te qytetarët.
Kumbaro tha se do të priten të gjitha hetimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion për përmbajtjen e kontejnerëve.
“Jemi kthyer në Parlament qesharak. Ju bëni sikur punoni ne sikur luftojmë dhe shqiptarëve po i japim një shfaqe të shëmtuar aktoriale. Duhet t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve, sepse ju e kurdisët këtë situatë,.
Shpjegohuni pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar kur në fund e bëtë në shtator.
Merrni masa që ky Kuvend të kthehet në normalitet. Marrëveshjet bëjini publike, jo me grupe pune në zgafellet e këtij parlamenti.
Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur”, tha Açka.
“Nuk besoj që ndihmojmë opinionin publik kur themi ky mjedis është shkatërruar. Është kjo maxhorancë që po ribën një ligj dinjitoz për menaxhimin e mbetjeve, kjo maxhorancë që ka bërë investime të tjera në infrastrukturë qoftë me mbetje. Kjo mazhorancë ka bërë një ligj për mbrojtjen e pyjeve, ka krijuar një sistem për të të gjitha të dhënat. Të hedhësh plumba në ajër duke përdoru terma që ngjallin panik është e dëmshme. Në asnjë raport nuk flitet për mbetje toksike. Në asnjë nga dokumentacionet nuk është folur për mbetje. Do ndiqen të gjitha hapat dhe do mësohet çfarë ka brenda. Ju flisni sikur jeni brenda kutive. Ne do presim derisa të dalim në konkluzione. Jemi në bashkëpunim për të informuar publikun për të mos përhapur panik. 

Deputetja tha se mbetjet mund të asgjësohen duke u hedhur në det, ndërsa në përgjigjen e saj, ministrja Kumbaro tha se nuk duhet përhapur panik te qytetarët.

Kumbaro tha se do të priten të gjitha hetimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion për përmbajtjen e kontejnerëve.

“Jemi kthyer në Parlament qesharak. Ju bëni sikur punoni ne sikur luftojmë dhe shqiptarëve po i japim një shfaqe të shëmtuar aktoriale. Duhet t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve, sepse ju e kurdisët këtë situatë. Shpjegohuni pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar kur në fund e bëtë në shtator. Merrni masa që ky Kuvend të kthehet në normalitet. Marrëveshjet bëjini publike, jo me grupe pune në zgafellet e këtij parlamenti. Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur”, tha Açka.

Nuk besoj që ndihmojmë opinionin publik kur themi ky mjedis është shkatërruar. Është kjo maxhorancë që po ribën një ligj dinjitoz për menaxhimin e mbetjeve, kjo maxhorancë që ka bërë investime të tjera në infrastrukturë qoftë me mbetje. Kjo mazhorancë ka bërë një ligj për mbrojtjen e pyjeve, ka krijuar një sistem për të të gjitha të dhënat.  Të hedhësh plumba në ajër duke përdoru terma që ngjallin panik është e dëmshme. Në asnjë raport nuk flitet për mbetje toksike. Në asnjë nga dokumentacionet nuk është folur për mbetje. Do ndiqen të gjitha hapat dhe do mësohet çfarë ka brenda. Ju flisni sikur jeni brenda kutive. Ne do presim derisa të dalim në konkluzione.  Jemi në bashkëpunim për të informuar publikun për të mos përhapur panik.”-tha ministrja Kumbaro.

Top Channel