E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA, Nancy Vanhorn është shprehur se janë krenarë që Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur shoqërinë civile shqiptare për afro 3 dekada.

Gjatë fjalës së saj në një takim me organizatat e shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit, Vanhorn ka theksuar se Ambasada e SHBA-së mbështet 100% punën që po bëjnë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

E ngarkuara me punë, ambasada e SHBA, Nancy Vanhorn: Jam shumë e kënaqur që jam këtu me ju për të diskutuar rëndësinë që luan shoqëria civile në një shtet që funksionon mirë. Të rinjtë marrin pjesë në programet e ambasadës tonë dhe flasin me pasion për të ndërtuar një demokraci që ofron rezultat për çdo qytetar. Jemi krenarë që SHBA kanë mbështetur shoqërinë civile për afro 30 vjet.

Kjo mbështetje ka ofruar ndikime të prekshme dhe dëshiroj ta përmend sepse mendoj që shembull i punës që ju dhe kolegët tuaj bëni që mbani të gjithë qeverisjen. Në fillim të kësaj jave, ambasada pati fatin të mikpriste përfaqësuen e përhershme të SHBA në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe unë pata mundësinë të flisja me të ndërsa ajo do të largohej nga Shqipëria.

Ajo ishte shumë e mbresuar me punën që aktivistët e shoqërisë civile po bëjnë këtu në Shqipëri. Jetike në shoqërinë civile të shikojmë gabimet që kemi bërë. Kjo përpjekje ja vlen. Ambasada mbështet 100% punën që të gjithë ju po bëni drejt anëtarësimit në BE. E shohim shoqërinë civile si një partnere jetike në këtë proces