Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku kanë shkuar sot në Kukës për hapjen e Urës së Madhe. Këtë të fundit, Rama e konsideron si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që çliron përfundimisht qarkullimin duke aksesuar edhe komunitetet përreth.
Kreu i qeverisë ka një përgjigje dhe për kryedemokratin Sali Berisha i cili ka deklaruar më herët se “ura e Rilindjes po shembet”.
“Ura hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urë. Lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët, ndërkohë që kjo s’ka këmbë, e ka trupin të shtrirë në hapësirë drite nga më të mëdhatë, falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit Italian dhe falë punë së kompanisë. Pasi ura mbaroi, duheshin mbaruar kushtet për dy tre komunitete të tjera në këtë zonë, për t‘ju dhënë akses. Sot jemi në ditën e bukur me diell, të hapjes së urës”, tha Rama.
/tvklan.al