Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Bledar Duro, i cili sipas policisë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel