Shkrimtari i njohur Dhimo Tarusha u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare, pasi prej ditësh kishte rezultuar pozitiv më koronavirus. Me gjithë përpjekjet e bëra ai nuk ka mundur dot t’ia dalë dot ta fitojë betejën me Covid19.
Tarusha është një nga shkrimtarët e njohur të Elbasanit dhe në mbarë vendin. Ai është autor i mjaft librave dhe krijimtarinë e tij nuk e reshti deri në fund të jetës.
Novelisti dhe romancieri Dhimo Tarusha u lind e u rrit në një mjedis vllah në Ersekë më 28 dhjetor 1947, më pas fëmijërinë dhe gjithë jetën e tij e kaloi në qytetin e Elbasanit.
Në krijimtarinë e tij novelisti e romancieri ka vënë në fokus zhvillimet historiko-sociale, psikologjike e botëkuptimore, në fushën e traditave, zakoneve dhe gjuhës së elementit vllah, duke e lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptar, të shoqërisë shqiptare në përgjithësi me të cilin kjo etni është integruar, duke u bërë pjesë organike, por edhe origjinale dhe e pandarë e saj.
Krijimtaria dhe figura e Dhimo Tarushës do të mbeten gjatë në memorien e zemrat e qytetarëve elbasanas.