Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar variantin e koronavirusit që është zbuluar për herë të parë në Indi si një variant që është shqetësim në të gjithë botën.
Në një deklaratë, OBSH ka thënë se nga studimet paraprake, mutacioni i njohur me emrin shkencor B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm.
Sipas kësaj organizate varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende, por rreziku që të shpërndahet dhe në vendet e tjera është shumë i madh.
Shumë shkencëtar po e studiojnë këtë variant për të vërtetuar nëse është shkaku kryesor për rritjen e rasteve të vdekjeve në Indi, duke shkaktuar dhe miliona infektime që kanë sjell një kaos në spitalet e vendin për shkak të mungesës së oksigjenit.
Deri tani nga studimet paraprake, varianti indian është një shqetësim global, pasi përmbush disa kritere duke përfshirë transmetimin e lehtë, simptoma më të rënda dhe nuk mund të shërohet nga antitrupat dhe vaksinat.
Më herët dhe tri variante të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Brazili sipas OBSH janë variante që kanë shkaktuar një shqetësim në të gjithë botën.
/tvklan.al