Pritet të dalë në gjykatën e Lezhës G.Z., babai i vajzës së mitur i cili dyshohet se e ka dhunuar dhe ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Brixhilda Deda se rasti është denoncuar në komisariatin e Kurbinit nga fqinjët pasi kishin kohë që dëgjonin të bërtiturat e të miturës, po ashtu grupit hetimor disponon disa video amatore të filmuara nga vete fqinjët e të miturës ku sipas tyre dëgjohen të bërtiturat e po ashtu dhe fjalor seksual nga ana e babait.

Babai e ka mohuar këtë fakt, ndërsa e mitura është marrë në pyetje nga shërbimi social në Kurbin e po ashtu pritet të dalin dhe analizat e të miturës.

E mitura ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe sipas burimeve ka shenja të dukshme dhune në disa pjese të trupit.

Dyshohet sipas fqinjëve që babai abuzonte me të miturën gjatë kohës kur nëna e saj ndodhej në punë.

E marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe nëna e ka mohuar faktin që bashkëshorti mund të këtë abuzkuar seksualisht me vajzën e mitur, por dhunën e ka pranuar.

Top Channel