Shqipëria nuk po gjen qetësi pas vrasjeve qe tronditen Vlorën dhe Tiranën ditën e hënë.
Këtë të martë të shtëna me armë janë raportuar nga Elbasani, ku dyshohet se një shtetas ka mbetur i vdekur. Sipas burimeve, personi në fjalë, identiti i të cilit nuk bëhet me dije, ka qenë në shoqerinë e një femre.
Ditën e djeshme dy ngjarje të rënda tronditën vendin tonë, teksa një person u vra në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë.
Në Vlorë, biznesmeni Bledar Bircaj u ekzekutua në automjetin e tij tip X5, ku po udhëtonte së bashku me një polic. Dy persona të maskuar i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje teksa ecte. Pasagjeri nuk u lëndua.
Në mbrëmje, një tjetër ngjarje tronditi vendin. I riu Mehmet Qema mbeti i vrarë pasi shoku i tij Marjus Dema e qëlloi me një plumb në gjoks. Dema mësohet se ka deklaruar para policisë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se po luante me një armë që kishte gjetur Qema.
(E.H/Faxweb.al)