Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Bledar Birçaj mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se një person i tretë ka qenë në automjetin e viktimës, kushëriri i këtij të fundit.
Sipas Lalës, kushëriri është rrreth 20 vjeç dhe ka qenë duke luajtur lojëra në momentin e ekzekutimit të Bledar Birçajt.
Në një video të siguruar nga Fax Neës, dy vrasësit zbresin nga një makinë dhe i bëjnë pritë biznesmenit i cili po lëvizte me një automjet tip BMV X5.
Rreth 30 plumba janë zbrasur nga dy kallashnikovë drejt viktimës duke e lenë të vdekur në vend. Së bashku me viktimën ka qenë dhe një oficer anti-droge, i cili shihet në video duke u larguar nga vendngjarja menjëherë pas ngjajres së rëndë.
“Pamjet nuk të lënë vend për fjalë, është një ngjarje e rëndë e organizuar me përpikmëri e dëshmon sa e brishtë është policia për të luftuar krimin e organizuar. Ajo zhvillohet në vetëm pak sekonda. Mënyra se si ata largohen nga vendi i ngjarjes.
Birçaj kishte tre javë që vinte nga Spanja, ai vjen nga një vend ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogave. Policia po heton që është një ngjarje për shkak vrasje hesapesh. Ata kanë qenë në lokalin e viktimës kanë konsumuar një kafe, e ishin vendosur për në Lungo Mare. Ata kanë ndaluar në një karburant e janë furnizuar. Më herët ai ka qenë i skeduar për një vrasje, por fitoi lirinë.
Ekzekutorët kanë qenë të saktë në mënyrën se si kanë qëlluar, objektivi i tyre ka qenë Bledar Birçaj, janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja ndërkohë që 2 plumba kanë prekur Birçaj. Sipas lëvizjeve që bëjnë autorët, grupi i hetimit ka dyshimin që ata s’kanë pasur dijeninë që ka pasur person të dytë. Automjeti tip bezn që kanë lëvizur autorët, është future në një rrugicë e kanë arritur t’i shpëtojnë policisë, ata janë njohës të mirë të zonës, e personave.
Kanë njohur oficerin e anti-Drogës. Janë dyshimet e Prokurorisë, por deri më tani vetëm polici i anti-drogës është marrë në pyetje. Raportimet zyrtare flasin që në automjet kanë qenë vetëm dy persona. Birçaj nuk ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në automjet në pjesën e pasagjerit ka qenë një kushëri i viktimës rreth 20 vjeç. Ai ka thënë duke luajtur një lojë në rrjete sociale e nuk ka dhënë dëshmi. Ai është njeri me fat që ka shpëtuar”, u shpreh Lala.