Elly Schlein, kryetarja e Partisë Demokratike të Italisë (partia më e madhe opozitare) po udhëton drejt Shqipërisë, ku do të vizitojë qendrat e emigrantëve të ngritura nga qeveria italiane në Shëngjin dhe Gjadër.

Sipas mediave të huaja, misioni i kryetares së Partisë Demokratike vjen pas polemikave të javëve të fundit që kanë shoqëruar nisjen e ndërlikuar të projektit mes Italisë e Shqipërisë për emigrantët.

Qendrat që duhej të strehonin qindra emigrantë të ardhur nga Mesdheu nga anijet e marinës italiane, nuk u mbushën kurrë dhe në të vërtetë, njerëzit e paktë që u sollën në Shqipëri u kthyen në Itali pas vendimeve të gjyqtarëve që anuluan ndalimet.

Kujtojmë se opozita italiane dhe ajo shqiptare e kanë kundërshtuar fort paktin Rama-Meloni për emigrantët, me argumentin se shkel të drejtat e njeriut, shkruan A2 CNN.

Ndërsa faktori ndërkombëtar ka qenë i ndarë në qëndrimet e tij, nëse hapja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri është një vendim i drejtë ose i gabuar. (A2