Anglia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin K, për kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri i “Tre Luanëve” Thomas Tuchel ishte i pranishëm në Zyrih, ndërsa më pas postoi një me mesazh drejtuar tifozëve.

“Përshëndetje të gjithë tifozët anglezë! Sot ishte një ditë emocionuese. Mësuam grupin tonë, katër kundërshtarë të fortë si Serbia, Shqipëria, Letonia që është një sfidë e re për ne, dhe Andorra. Mezi pres të filloj në janar dhe mezi pres t’ju shikoj në mars, kur do të luajmë ndeshjet e para. Shihemi së shpejti”, shprehet Tuchel.

Datat e sfidave të grupeve nuk janë vendosur akoma. Deri tani dihet vetëm se eliminatoret e Botërorit nisin në mars dhe mbyllen në nëntor. (A2