Pamjet që po ndiqni vijnë nga lagjja e fundit e fshatit Griqan i poshtëm në bashkinë e Elbasanit. Kryerja e punimeve pa kritere gjatë rikonstruksionit të aksit Labinot – Bizë si dhe mungesa e pritave ka bërë që infrastruktura rrugore në hyrje të kësaj lagjjeje të pësojë rrëshqitje dhe dëmtime të konsiderueshme. Siç tregojnë edhe pamjet rruga është kthyer në një segment të rrezikshëm për të lëvizur pasi rrëshqitja nuk ndalen. Pavarësist se jashtë kamerave banorët thonë se kane njoftuar institucionet për këtë problem madhor deri më tani askush nuk është interesuar për ta. Si “mënyrë” për ti tërhequr vëmendjen shoferëve që të kenë kujdës banorët vetë kanë vendosur disa gurë për të luajtur rolin e barrierave mbrojtëse. Të frikësuar së situata mund të përkeqësohet ata i janë drejtuar antarit të këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj që të denoncojë gjendjen e rrugës pasi i tremben një fatkeqësie. Sapo ka marrë njoftimin Erion Murataj ka shkuar mënjëherë në fshat duke i bërë thirrje institucioneve vendore për ndërhyrje të menjëhershme.
ELBASAN/ RRËSHQET RRUGA, RREZIKON IZOLIMIN E BANORËVE (VIDEO)
11