Erald Koliqi është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit. Mësohet se 24-vjeçari shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.
Gjatë kontrollit, blutë i gjetën të riut një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, operacioni policor i koduar “Neighborhood”.
Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, që shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.
Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike gati për shitje
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al