Një 40-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, ka kërcënuar edhe një efektiv policie në Vorë.
40-vjeçari, ishte i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ai u kap gjatë patrullimit policer në fshatin “Marikaj”, ku kishte ndaluar automjetin në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.
Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.
Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia thotë se përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.