Dëmtimi i radhës që mori Armando Broja u duk vërtet i rëndë, teksa vetë trajneri i Evertonit, David Moyes ka konfirmuar se ai do të qëndrojë jashtë fushave për 10-12 javë.
Kjo gjë do të thotë se Broja ka humbur dhe dy sfidat e para për kualifikueset e Botërorit 2026, me Shqipërinë që do të ndeshet në mars me Anglinë (21 mars) dhe Andorrën (24 mars).
Por që më e keqja për sulmuesin e Kombëtares duket se është dhe fakti që Moyes i ka treguar derën, duke thënë se ekziston mundësia që 23-vjeçari të rikthehet te Chelsea.
“Mendojmë se Armando Broja do të qëndrojë jashtë fushave për 10-12 javë. Është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që ta rikthejmë te Chelsea”, tha Moyes.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEverton%2Fposts%2Fpfbid03fUtbozhsaAwzj9k2fipQveTJFEurXbTYNmLFi4RPbJABqBgsM4q8dKDNBAEtHWSl&show_text=true&width=500
Nëse kjo gjë ndodh, atëherë problemet do të vijnë për Brojën, i cili nuk ka një vend të sigurt te “Blutë” e Londrës, me trajnerin Maresca që është shprehur prej kohës se nuk e sheh shqiptarin si pjesë të projektit të tij.
Top Channel