Gjendet i pajete nje i ri ne Gjirokaster. Para pak minutash eshte gjetur i pajete nje nxenes 23 vjecar ne ambjentet e konviktit te shkolles private “Fryme Dashurie”. Te paret qe e kane gjetur te riun e pajete kane qene shoket e tij te dhomes te cilet kane kujtuar se flinte. Por kur kane pare shenja pajete kane lajmeruar menjehere autoritetet e shkolles private qe gjendet prane katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar policia per te hetuar rrethanat e vdekjes se te riut i cili studionte ne shkollen e mesme private. Nga hulumtimet e para behet e ditur se prane trupit te te riut jane gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund ti kete konsumuar tej normes.
21-vjeçari gjendet i pajetë në konviktin e shkollës në Gjirokastër
12