Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. A., 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete, me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 30 vjeç, pasi nëpërmjet celualarit, ka kanosur një 40-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

-Pasditen e djeshme, në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, në batenijen elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. S., 83 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, si dhe është lënduar 83-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.