Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi.
Sipas njoftimit të QSUT, nuk ka pasur rrezik për pacientët dhe stafin.
Reagim për median
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.
Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.
Aktualisht në ambientet e spitalit se nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.