Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)