Ministri Ervin Hoxha, në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat Asllan Dogjani në lidhje me vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, u shpreh se po bëhet politikë me një dramë familjare.

Pretendimeve të Dogjanit se vetëvrasja erdhi si pasojë e varfërisë, ministri u shpreh se kjo nuk është e vërtetë.

“Unë jam këtu t’ju përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër.

Rendi publik në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj MB ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike.
Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë.
Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama.
Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Dogjanit: Një 17-vjeçare në Gjirokastër u vetëvar, sepse bullizohej nga shokët e shoqet e klasës. 17-vjeçaren e vrau Edi Rama se e la të varfër, sepse e la të pamundur të vishte një fustan, e vrau shteti se nuk kishte mundësi të vishej si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Mendoni se çfarë dhimbje kanë prindërit e kësaj 17-vjeçareje sepse psikologët e shkollës nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje të rëndë. Nuk bëtë gjë as për 14-vjeçarin Martin Canin, duke lënë prindërit në dhimbje të madhe. Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka.