Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës dënimin me 5 vite burg për ish-sekretarin e ministrise se mjedisiti Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit në lidhje me procedurat për ndertimin e inceneratorit të Tiranës.

Përveç dënimit me burg, SPAKi kërkoi gjykates qe Bllako për 5 vitet e ardhahme te mos ushtroje asnje funksion publik. Për shkak se procesi ndaj ish-zyrtarit është zhvilluar me gjykim te shkurtuar nese ballako gjendet fajtor do te vujë dënimin me 3 vite e 4 muaj burg. Ne seancen e se premtes prokuroria pretendoi se Bllako eshte i perfshire ne dy raste korruptive duke përfituar rreth 120 mije euro per te favorizuar biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Ndërsa rasti tjetër korruptiv lidhet me punësimin e një personi si këshilltar i jashtëm i ministrit të mjedisit Lefter Koka, që është paguar në total me 75 milionë lek nga Mërtiri e Zoto dhe në këmbim i ka ndihmuar për plotësimin e dokumentacionit për ndërtimin e inceneratorit.

Në seancën e radhës që do të mbahet me 7 mars është radha e avokatëve mbrojtës për të kundërshtuar gjetjet e prokurorisë e më pas gjykata pritet të shpallë vendimin. Nëlidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës në një tjetër proces po gjykohet ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për Kokën SPAK kërkoi dënimin me 2.8 vite burg./abcnews.al