Kjo është Rayyan Alwan, 24 vjeçe. Ajo nuk jeton më dhe për vrasjen e saj autoritetet po përpiqen të vënë në dijeni prindërit palestinezë.

Më 19 shkurt, ora 15:00 e reja shfaqet duke hyrë në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Rayyan është e shoqëruar me Fadi, që është bashkëshorti dhe për policinë është edhe i dyshuari kryesor dhe i vetmi që akuzohet se e masakroi me një thikë.

Të dhënat hetimore tregojnë se çifti për dhjetë ditë mori me qira një banesë përmes Airbnb. Kishin udhëtuar nga Berlini drejt Shqipërisë si turistë. Të paktën këtë besonte e reja, por jo I shoqi që kishte një plan tjetër, ta vriste dhe të arratisej.

Në dëshminë e pronares së shtëpisë , ata të dy u përshkruan si një çift nga Lindja e Mesme që flisnin gjermanisht dhe arabisht. Gruaja e cila ju dha çelësat nuk vërejti asgjë të dyshimtë. Por nëntë ditë më vonë, në 27 shkurt dëshmitarja telefonoi policinë e shqetësuar për heshtjen që kishte vërejtur në apartamentin ngjitur.

Dinamika e krimit sic beson policia ka ndodhur mes 19 shkurtit dhe 22 shkurtit, dita kur dera u hap dhe brenda në banesë u gjet e pajetë  Rayyan. I shoqi që dyshohet se e goditi barbarisht përpara se të dilte prej andej kishte fshirë cdo gjurmë

Ai udhëtoi herët në mëngjes në të njëjtën ditë datë 22 shkurt, duke e lënë Shqipërinë.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se I dyshuari është larguar përmes Greqisë drejt Amsterdamit . Fadi Alwan 49 vjeç pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa mjekësia ligjore do të vërtetojë shkencërisht se kur u vra Rayyan.