Edhe pse bashkia e Elbasanit është vënë nën hetim nga KQZ për shkelje të kodit zgjedhor kjo duket se nuk e ka ndalur kryetarin e bashkisë Gledian Llatja që të vijojë me shkeljet ligjore duke përdorur institucionin që ai drejton për fushatë zgjedhore.
Në bazë të Kodit zgjedhor, zyrtarët ndalohen të promovojnë nga 11 janari në 11 maj 2025, investime të kryera, në rrugë, rindërtim, energjetik dhe çdo sektor tjetër, duke shmangur kështu skenat e inaugurimeve para elektorale por Gledian Llatja nuk duket se e respekton ligjin.
Siç duket edhe nga pamjet e bëra publike Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Desantila Tahiraj dhe Kryetari I Këshillit bashkiak Lutfi Lala kanë mbledhur njerëz të fshatrave për të bërë fushatë elektorale me shërbimet që bashkia e Elbasanit e ka për detyrë tju orfojë qytetarëve. Gledian Llatja përdor website-in zyrtar të bashkisë Elbasan për propagandë politike.

Vijon me Inagurime rrugësh, inagurime urash, e shkollash.



Qeverisë nuk i lejohet të japë bonuse në këtë fashë para zgjedhjeve, as të shpërndajë para apo të falë taksa apo detyrime të tjera.

Është e ndaluar që administrata publike apo shkollat, brenda orarit zyrtar të përfshihen në punë partie, përfshirë këtu edhe shpërndarjen në rrjetet sociale të propagandës elektorale por edhe këtu përdoren punonjësit e bashkisë Elbasan që të bëjnë like dhe share në Facebook (për arsye etike nuk po i postojmë emrat e tyre por mjafton të shihen komentet në rrjetet sociale të kryetarit të bashkisë).
Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka vendosur që shteti dhe bashkitë vendosen nën kufizime, pasi ata nuk mund ta përdorin shtetin, për të ruajtur apo marrë pushtetin por në Elbasan as kryetari i bashkisë Elbasan dhe as kryetari I këshillit bashkiak nuk e respektojnë ligjin.
Duke qenë se zona ku po “investon” bashkia e Elbasanit, Shushica është edhe vendlindja e kryetarit të këshillit bashkiak Lutfi Lala, mund të aludohet se banorët po detyrohen të ndjekin në orarë të punës aktivitetet e PS.

KQZ ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe faqen zyrtare ku mund të denoncohen shkeljet e kodit zgjedhor.
https://kqz.gov.al/denonco/embed/#?secret=9saHfRxKa3#?secret=ONc91pdgIj
