Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, krizat e pesë viteve të fundit i kanë kushtuar Gjermanisë pothuajse 750 miliardë euro. Pa to, produkti i brendshëm bruto do të ishte rreth 735 miliardë euro më i lartë, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonominë Gjermane në Këln (IW), njoftojnë agjencitë e lajmeve.

“Pas rikuperimit nga tronditja pandemike, ekonomia gjermane nuk e ka arritur nivelin e vitit 2019 për tre vjet me radhë”, thuhet në raport. Në të njëjtën kohë, humbjet ekonomike janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit në Gjermani.

Gjatë krizës strukturore nga viti 2001 deri në vitin 2004, humbjet arritën në 3,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa kostot ekonomike tëkrizës financiare2008/09 arritën në 4,1 për qind. Që nga shpërthimi i pandemisë, humbjet kanë arritur në një rekord prej 4,3 për qind të PBB-së.

Neglizhenca ndaj mjedisit të biznesit?
“Gjermania është në krizëne saj më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi,” tha drejtori i ekipit që ka bërë këtë analizë të IW, Michael Grömling. “Korona dhe Ukraina kanë ndalur pothuajse tërësisht aktivitetin investues të kompanive. Kjo tashmë po redukton potencialin tonë të prodhimit dhe do të vazhdojë të pengojë edhe në vitet e ardhshme.”

Por edhe politika mban përgjegjësi. Për vite me radhë ka neglizhuar mjedisin e biznesit, pra kushtet për të bërë biznes brenda vendit. “Kjo është arsyeja pse krizat na godasin kaq shumë,” tha Grömling. Detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të kompensojë këtë boshllëk – për shembull, me stimuj financiarë, energji më të lirë dhe më pak burokraci.