Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna e adoleshentes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës.
Njoftimi i policisë:
U referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. D., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim nëna e një 14-vjeçareje, duke pretenduar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur.
