Kryetari i PSD, Tom Doshi pak orë përpara mbylljes së afatit të dorëzimit të listave  me emrat e kandidatëve për deputet ka zyrtarizuar tashmë 3 kandidatura që do të garojnë për deputet në qarkun e Elbasanit.

Lista e kandidatëve do të udhëhiqet nga kryetari i qarkut të Elbasanit për PSD, Erion Murataj.

Siç ishte thënë më parë Partia Socialdemokrate ka përzgjedhur emra të të rinjëve të cilët gëzojnë respektin e qytetarëve të Elbasanit.

Pjesë e garës për deputet në listën e PSD Elbasan do të jenë edhe Arsen Koza dhe Bruno Murtini.

Dy të rinj të cilët janë figura të respektuara në qytetin e Elbasanit Dy të rinj me integritet dhe ë aftë për të punuar për zhvillimin e qarkut të Elbasanit. Të dy janë të mirëarsimuar dhe profesionistë në fushat e tyre.

Murataj, Koza dhe Murtini janë pjesë e ekipit të PSD për qarkun e Elbasanit për  zgjedhjet e 11 majit ndaj meritojnë mbështetjen e qytetarëve në këtë garë.

PSD në qarkun e Elbasanit do të garojë me listë të plotë kandidatësh të cilët të gjithë janë emra të përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të jenë të denj për ti shërbyer 7 bashkive të qarkut Elbasan.