Sandeep Nailwal, një sipërmarrës i cryptocurrency nga New Delhi, krijoi një fond ndihme Crypto Covid Relief Fund 3 javë më parë pasi pa se shumë njerëz në Indi po vdisnin nga mungesa e oksigjenit në spitale.
Më pas Vitalik Buterin, një nga themeluesit e Etherum cryptocurrency, dhuroi më tepër se 50 trilionë monedha Shiba Inu dhe 500 monedha ETH. Ky donacion, i cili përfaqëson më tepër se 5% të monedhave totale Shiba Inu, bëri që kjo monedhë të zhvlerësohet me rreth 50% në ditën e martë dhe vuri në dyshim personat nëse ato duhet ta shisnin monedhën apo të vazhdonin ta mbanin atë. Gjithashtu një pyetje mjaft e rëndësishme u ngrit rreth efikasitetit të donacionit, për shkak të nevojës së shpejtë për likuidimin e saj, gjë që do të çonte në një zhvlerësim akoma më të madh të kriptomonedhës.
Vlera aktuale e 50 milionë monedhave Shiba Inu është akoma mbi $1 miliardë. Nailwal tha se plani për momentin është shitja e ngadaltë e monedhave në mënyrë që investorët e tjerë të mos dëmtohen.
Investitori Robert Browning humbi disa mijëra dollar pas donacionit, por ai nuk mendon se është koha për t’u tërhequr. Ai tha “Crypto nuk është për personat me zemër të dobët. Pas këtij donacioni unë mendoj të blej akoma më tepër kriptomonedha, duke përfituar nga çmimi më i ulët i tyre.”