Në Lezhë është arrestuar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Ai qëndronte në zonën e Kalasë së Lezhës, në një shpellë, në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.
