Koshi i plehrave i vendosur në rrethrrotullimin përgjatë aksit Cërrik-Muriqan   po kthehet në vend burimi për aksidentë për shkak se pengon shikimin e drejtuesve të mjeteve .

Drejtuesit e automjeteve që duan të shkojnë për në Cërrik  përplasen me makinat që vijnë nga Gjergjani pasi nuk kanë fushëpamje të qartë për shkak të vendodhjes së kontenierit të mbetjeve.

Banorët e kësaj zonë thonë se kanë bërë disa herë kërkesë në bashki që të ndërhyet për ta vendosur diku tjetër koshin e plehrave por deri më tani nuk janë marrë masa ndaj ky objekt vijon të jetë shkak për aksidente.