Një përdorim i fesë në politikë, më saktë në fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Elbasan.

Skema e përdorur rëndom në gjithë Shqipërinë duket se ka gjetur zbatim në Elbasan ku Myftiu i Elbasanit Agim Duka ka organizuar një iftar vetëm më përfaqësues të partisë Socialistë dhe besimtarë të cilët nuk kemi informacion që ishin në dijeni se iftari ku do të merrnin pjesë do të përdorej për propagandë politike.

Nuk është hera e parë që feja përdoret nga politika në Elbasan.

Myftinia e Elbasanit organizon aktivitete të tilla në mbështetje të kandidatit të PS Florenc Spaho i cili kandidon për një mandat tjetër deputeti. Edhe pse në fushatë elektorale për arsye morale dhe duke mos mbajtur anë Myftiu i Elbasanit duhet të qëndroj i papërfshirë pasi mund të ketë ndikim tek besimtarët mysliman dhe mund të direktojë votat e tyre kjo duket se nuk i bën përshtypje Agim Dukës i cili organizon një iftar në biznesin e Gjergj Lucës me drejtuesit e PS me qëllime të hapura mbështetjen e PS për zgjedhjet e 11 majit.

Qartazi Duka në mbështetje të Florenc Spahos synon që të marrë vota edhe nga myslimanët, duke u munduar që të shtrojë iftare.

Përse nuk i shtron iftarët Myftiu i Elbasanit për njerzit e varfër pasi feja myslimane ka si parim ndihmën ndaj atyre që janë në nevojë këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit dhe jo përdorjen e fondeve për fushatë zgjedhore .

Duke e ditur mjaft mirë rëndësinë e drekave-darkave, Myftiu i Elbasanit do që t’u mbushë mendjen njerëzve për zgjedhje dhe votime në favor të Partisë Socialiste.

Agim Duka mund të mbështesi kë të dojë si qytetar i Elbasanit por si Myfti i këtij qyteti është e patolerueshme të bëj propagandë për një subjekt politik në fushatë zgjedhore.