Erion Murataj PSD

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në me demokratin Lulzim Bashën, ku përmes një videmesazhi e krahason këtë të fundit me personazhin e Koçit te filmi ‘Zonja nga Qyteti’, i cili pasi dështoi të martohej, përfundoi i vetëm në fshat mbi një qerre.

Rama po ironizon marrëdhënien që ka pasur Basha me Sali Berishën, duke cituar: ” e bërë telef bufin”. 

“Vallahi Lulo këtë Fotaqin nuk e mbaj mend, se pushtat janë fusha jote me thënë të drejtën, se ti bën sikur s’kupton, kur të pyesin ‘ore ça bëhet me Gaz Ballokumen’.

Unë mbaj mend Koçin, atë të teto Ollgës, artistin që e zgjodhën për dhëndër, por që nuk ngjiti dhe që ngeli tek pull në qerre duke ardhur vërdall në fshat.

Ti rruar e qeth je edhe kur të ikën berberi me pushime. Mua më masakrove 2 herë, pastaj iu ktheve bufit, e bone telef fare nuk i le asnjë pupël. Eh mor euroatlantik, katil i madh je”, iu përgjigj Rama.