
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish demokratit Lulzim Bashës, duke u ironizuar i thotë që të ballafaqohet me Sali Berishën dhe t’i tregojë të vërtetat e PD-së euroatlantikëve.
“E jo, ate buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot kë frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euratlantikëve të vertëtat për bufin, për kënetën e për Gaz Ballakumen e për tjetrin e për tjetrin.
Jo mo vlla hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë….
Unë mezi të shkula nga çadra ty nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. E mor sa i madh je…Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, shprehet Rama.
