
Vlora vijon të na befasojë me bukuritë dhe pasuritë natyrore që fsheh. Një nga surprizat më të veçanta të fundit është zbulimi i pranisë së fokave të egra në shpellën e Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.
Ky zbulim është jo vetëm i rrallë për Shqipërinë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për biodiversitetin detar të rajonit. Fokat, të cilat prej vitesh konsideroheshin të zhdukura ose tepër të rralla në ujërat shqiptare, janë filmuar duke qëndruar në qetësi brenda kësaj shpelle të izoluar dhe të vështirë për t’u arritur nga njeriu.
Japoni, rrëzohet helikopteri mjekësor në zonën detare në Nagasaki, 3 të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Itali, viktima kishte dalë për të ndjekur ndeshje futbolli me djalin adoleshent
Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e BBV
Shpella e Dafinës, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe ujin e kristaltë, tashmë bëhet edhe më e veçantë, duke u shndërruar në një strehë natyrore për një nga gjitarët më të rrallë të Mesdheut.
