
Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç janë arrestuar dhe po merren në pyetje si të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist. Lajmin e njoftuan sot prokurorët francezë.
I dyshuari kryesor është 19 vjeç që jeton në Dunkirk në veri të Francës. Pas hetimeve të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën lëndë shpërthyese.
Mediat franceze raportojnë se pas arrestimit të tij janë arrestuar dhe ndaluar edhe dy persona të tjerë nga mjedisi i tij i afërt, avokatët e të cilëve megjithatë deklarojnë se nuk kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe me ekzekutimin e akteve terroriste.
