Në Browse tab të Apple Music përdoruesit kanë filluar të paralajmërohen se duhet “të përgatiten” pasi “muzika është gati të ndryshojë njëherë e mirë”. Klikimi mbi foto zbulon një video të animuar ku shfaqet thjeshtë logo e aplikacionit duke u rrotulluar.

Të gjithë këto “ngacmime” nga Apple besohet se i referohen shërbimit që do të vijë së shpejti, lossless dhe high-res music streaming në Apple Music. Raportimet e para erdhën nga MacRumors, të cilët vunë re disa kode “Lossless” dhe “Hi Res Lossles” në iOS 14.6 beta dhe Apple Music për Android beta. Në aplikacionin për Android mësohet se niveli Lossless do të suportojë music streaming në 24-bit/48Hz (kualitet pak më i mirë se CD), ndërkohë që niveli Hi-res do të luajë muzikë në 24-bit/192kHz.