
Nikita Casap, një 17-vjeçar amerikan i cili akuzohet për vrasjen e nënës dhe njerkut të tij, dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të rrëzuar qeverinë amerikane. Në telefonin e adoleshentit kishte materiale të lidhura me një grup neo-nazist dhe sipas FBI-së i riu vrau prindërit e tij sepse ata nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump.
Sipas asaj që u zbulua nga FBI dhe u raportua nga mediat amerikane, Nikita Casap nga Wisconsin, veproi si pjesë e një komploti për të vrarë Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai i mori jetën nënës së tij. Tatiana Casap (35 vjeç) dhe njerkut 51-vjeçar, Donald Mayer, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre më 28 shkurt.
Një urdhër kërkimi i deklasifikuar së fundmi pretendon se telefoni i të dyshuarit përmbante materiale në lidhje me një grup neo-nazist të quajtur “Urdhri i Nëntë Engjëjve” të frymëzuar nga Adolf Hitleri.
Sipas dokumentit të gjykatës, hetuesit zbuluan gjithashtu shkrime antisemitiste në të cilat i pandehuri dyshohet se detajonte planet e tij për të vrarë presidentin amerikan si pjesë e një qëllimi më të gjerë për të përmbysur qeverinë.
