
Tori Xheçuka rezulton sipas bisedave të zhvilluar në Sky Ecc është një nga personat e thirrur në armë nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin. Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Referuar bisedave të realizuara në Sky Ecc midis Tori Xheçukës, Florenc Kelmendit, Albert Zajës dhe Marklen Hakës dhe personave të tjerë del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.
Ku Tori Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të Durim Bami. Nga ku del se porositës dhe financues i planit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit është shtetasi Ervis Martinaj.
Konkretisht më datë 6 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili është personi që po flet dhe e ngatërron me Erigers Mihasin, pasi këtë kohë Martinaj del se mbante telefonin e Mihasit. Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit.
Si edhe për autorët e mundshëm që mund të kenë qëlluar. Por nga sa kuptohet nga bisedat midis tyre, Martinaj kërkon me çdo kusht eleminimin e vëllezërve Bami dhe lidhjeve të tyre. Më datë 7 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur mbi ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Bujar Lika ‘Ari’ dhe Paulin Gjergji.
Ku Tori Xheçuka i tregon për lidhjet e Durim Bamit, konkrerisht Ervin Kodrën, Ervin Kallarin dhe Genti Koçin. Biseda gjatë të cilave del edhe lidhja e Tori Xheçukës me njeriun e tij të besuar, Albert Zaja. Që edhe ky vihet në dispozicion të Ervis Martinaj për të ndjekur Durim Bamin. Më datë 21 Qershor 2020 Ervis Martinaj komunikon Albert Zajën dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine ‘Renxh’ të bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami.
Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste ‘…na vranë… na vranë…’. Por Tori Xheçuka thuhet se nuk ishte vetëm ushtari i Ervis Martinaj.
Por kishte shërbyer si i tillë edhe për një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit në Shqipëri. Për Emiljano Shullazin që sot ndodhet pas hekurave. Ku ishte krahu i tij i armatosur. Një jetë e shkuar si vrasës me pagesë. Tashmë me llogari të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Por edhe me shumë hije ende të pazbuluara të veprimtarisë së tij kriminale që mund të hedhin dritë mbi shumë ngjarje të tjera të rënda të pazbardhura nga drejtësia./ bw
