
Tre persona janë arrestuar nga policia pas një incidenti që ndodhi të martën në mbrëmje në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Forcave të Operacionales dhe disa të afërmeve të ish-kryebashkiakut të Mallkastrës Agron Kapllanaj. Në pranga janë vënë dy nipërit e ish-kryebashkiakut të djathtë, Ledjan dhe Klaudjo Kapllanaj si dhe Gerald Kollçaku.
Njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së, avokati zbardh detajet në Quo Vadis
Ngjarja mbetet ende e paqartë, por parapriksht thuhet se agjentët kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur edhe një dron në hyrje të qytetit të Fierit që ka shkuar pranë disa bizneseve, mes të cilëve edhe një në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i ish-kryebashkiakut.
Ky i fundit në një deklaratë për mediat ka thënë versionin se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe ka ngritur një dron.
Ky veprim sipas tij ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës, të cilët kanë debatauar me efektivët.
Pas debatiti agjentët janë larguar sipas Kapllanaj, por janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të tij.
Kapllanaj pretendon se nuk kanë pasur informacion dhe nuk iu është thënë se ishin agjentë të BKH dhe nga këta të fundit sipas tij është nxjerrë edhe arma në formë kërcënimi.
