
Vdekja e studentes shqiptare Ilaria Sula prej ditësh ka tronditur opinionin publik në Itali, pasi e reja u masakrua nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson.
Kjo ngjarje ka kaluar dhe më tej, me disa persona që çuditërisht duket se e mbështesin veprimin e 23-vjeçarit me prejardhje Filipinase.
Në një ndeshje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes Sporting Terni dhe Sengemini Sport, ka ndodhur ngjë ngjarje e turpshme.
Gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, trajneri Sporting Terni hyri në dhomën e zhveshjes dhe dyshohet se filloi të kërcënonte vazhdimisht gjyqtaren e takimit:
“Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në moment të tilla duhet të nxirret thika”.
Pas kësaj, Liga Kombëtare e Amatorëve doli me një deklaratë ku thuhej se trajneri u dënua për tre vite e gjysmë larg fushave të futbollit.
Ilaria Sula u vra nga i dashuri i saj më 26 mars, i cili më pas trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.
Trupi i studentes shqiptare u gjet pas një jave të mbushur me kërkime, me autorin që u arrestua menjëherë.
