
Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar shpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP.
Binaj përmes një postimi shkruan ndër të tjera se “Ata mezi e kanë pritur një skandal të tillë për të rritur shikueshmërinë”.
“Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë te “Pig Brother Gjys VIP”, dua të shpreh dhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në videot e mia në kanalin tim në YouTube: Produksioni, sado që na qenkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për t’i rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar për kohësh!”, referuar deklaratës se “BBVA 4” nuk përfaqësohet nga veprimi i Jozit.
Më tej, shkroi se “zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus” dhe shtoi se:
“Lartimi dhe lavdia e paaftësisë, injorancës, dhunës, duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, ose do konsumosh vlerat e të tjerëve, ose do prodhosh anti-vlera.
Brenda një 10-vjeçari u pa se si një televizion kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në një fole për të paaftët që t’i shesin publikut anti-vlerat dhe boshllëkun për cilësi”.
